Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Për formimin e qeverisë nevojitet 61 deputetë, plus shumica e Badenterit

Shkup, 2 maj – Nuk ka qeveri, pa shumicën e dyfishtë. 61, plus shumica e Badenterit. Këto janë kushte sipas Marrëveshjes së Ohrit, pa të cilat nuk mund të formohet qeveri, këtë e tha sot mes Bujar Osmani nga Fronti Europian.

Osmani tha se qytetarët vendosin se kush do t’i përfaqësojë dhe si rrjedhojë, mandatari do të duhet të plotësojë edhe shumicën e dytë përpos atë të 61 deputetëve, respektivisht edhe atë të Badenterit.

“Aq është fyese kjo pyetje, jo vetëm ndaj meje, ndaj njerëzve që janë prapa meje, ndaj shqiptarëve. Si mendoni ende që shqiptarët mund të jenë popull që mund të kenë ftesë apo mos të kenë ftesë. Qytetarët vendosin se kush do ta formojë Qeverinë, për këtë ka dy shumica me Marrëveshjen e Ohrit. Fillimisht kërkohet 61, e dyta kërkohet shumica e Badenterit. Ata që i plotësojnë dy shumicat, ata formojnë qeveri”, theksoi Osmani.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky