Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani për sloganin e VMRO-së: Çfarë fjalori është “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”? A jemi në shekullin 21!?

Vrapçisht, 20 prill – Kandidati për president të shtetit nga Fronti Europian, Bujar Osmani në tubimin e fundit në Vrapçisht ka komentuar retorikën e ashpërsuar nacionaliste që vjen nga partia VMRO-DPMNE dhe protagonistët e saj.

“Sot duke ecur nëpër Shkup, pash billbordat e partisë opozitare, VMRO DPMNE. Shkruante “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”, kinse Maqedonia nuk paska qenë e tyre, e paskemi marrë ne, për shkak se kemi Kryeministrin, Talat Xhaferin, për shkak se e kemi Ministrin e Jashtëm ose Ministrin e Financave. Çfarë fjalori është kjo vëllezër e motra, në shekullin 21, “ta kthejmë Maqedoninë për ty”, tha Osmani.

“Deri kur me këto ndarje të shtetit “i joti” dhe “i imi”. A nuk u dakorduam që ky shtet është i përbashkët? A nuk u dakorduam që ky shtet sa është i imi është i turqve, është i maqedonasve, është i boshnjakëve, është i romëve? A nuk u dakorduam që do të krijojmë mundësi të barabarta për secilin, pavarësisht prej ku vjen, çfarë gjuhe flet, çfarë feje ka, çfarë familje ka? Dhe përsëri ne kemi zgjedhje, ku ka një alternativë nacionaliste që thotë “ta kthejmë dinjitetin dhe ta kthejmë shtetin”. Unë atë që e lexoj mes rreshtave, vëllezër e motra, është një nacionalizëm hakmarrës për të gjithë ne. Është një kërkesë për 61 deputetë që të na përjashton edhe ne, edhe turqve, romëve, boshnjakëve nga vendimmarrja. T’i kthejmë dominimet etnike të para 20 viteve. Ta kthejmë izolimin, të cilën e vuajtëm 20 vjet për çështjen e emrit. Tash, na ofrohet edhe 20 vjet izolim, për një kontest tjetër me Bullgarinë”, përfundoi Osmani.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky