Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani për vizitë zyrtare në Indi

Nju Delhi, 31 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të jetë për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Indisë.

Përveç takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Subramanjam Xhaishankar, Osmani do të takohet edhe me nënkryetarin e shtetit, Xhagdip Dhankar, zëvendës këshilltarin për siguri kombëtare të kryeministrit, Shri Vikram Misri, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

Qëllimi i vizitës është avancimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Indisë, me theks të veçantë në mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve biznesore.

Njëherazi, do të shkëmbehen mendime për situatën aktuale në kontinentin europian dhe Indo-Paqësorin, prioritetet e politikës së jashtme të të dyja vendeve, si dhe çështjet aktuale ndërkombëtare dhe temat rajonale.

Gjatë qëndrimit në Indi, Osmani do ta vizitojë Kalkutën, ku do të bëjë homazhe për jetën dhe veprën e Nënë Terezës. Në të njëjtën kohë, në Kalkutë, Osmani do të takohet me përfaqësues të lartë të shtetit të Bengalit Perëndimor, si dhe me Kryetaren e Samitit të Investimeve të Bengalit Perëndimor, Vandana Jadav.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky