Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Sofja mund të pengojë europerspektivën e tërë rajonit, jo vetëm të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 15 qershor – Jemi në pritje për të parë si do t’i vazhdojmë bisedimet me Bullgarinë. Koha është e shkurtër, sytë e 18 milionë njerëzve të Ballkanit Perëndimor janë të kthyer ndaj Sofjes se çfarë vendimi do të ndërmarrë. Kjo më nuk është çështje nëse Maqedonia e Veriut do t’i vazhdojë negociatat, kjo është çështje nëse Ballkani Perëndimor ka në përgjithësi perspektivë evropiane.

Këtë e deklaroi shefi i diplomacisë Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me homologun e tij kroat Goran Gërliq Radman duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve çka nëse nuk arrihet veto për shkak të situatës politike në Bullgari dhe në çfarë afati mund kjo situatë ta shtyjë ngritjen e vetos dhe për fillimin e negociatave me BE-në.

Ai bisedimet dyditore tërë ditore me delegacionin bullgar të kryesuar nga ministrja Teodora Gençovska fundjavën e kaluar i vlerësoi si një ndër më të mirat dhe si inkurajim për vazhdimin e atyre bisedimeve, por, thotë, ka ndodhur ajo që ka ndodhur me Qeverinë në Sofje dhe tani jemi në pritje për të parë çka më tutje, si do t’i vazhdojmë ato bisedime. Sqaroi se deklarata e tij për bisedimet që kanë zgjatur tërë natën në të vërtetë kanë të bëjnë me bisedimet e tij midis të shtunës dhe të dielës me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevskin në të cilat bisedime deri në orët e hershme të mëngjesit i ka brifuar për bisedimet ditën e shtunë dhe për atë si të vazhdojë më tej ditën e diel.

“Kuptohet koha është e shkurtër. Në pyetje janë ditë në duart e Bullgarisë, vend i cili në vitin 2018 e ktheu agjendën evropiane të Ballkanit Perëndimor përmes Samitit në Sofje, më pas e vulosi atë agjendë të Zagrebit gjatë kryesimit të tyre. A do të varroset sërish në Sofje, për fat të keq, do të shfrytëzoj një shprehje të tillë, ajo perspektivë e Ballkanit Perëndimor, sytë e 18 milionë njerëzve janë të kthyer ndaj Sofjes se çfarë vendimi do të ndërmarrë. Mendoj se qytetarët e Republikës së Bullgarisë nuk duan të jenë frenues të të ardhmes evropiane të 18 milionë qytetarëve, sepse kjo tani nuk është çështje nëse Maqedonia e Veriut do t’i vazhdojë bisedimet, kjo është çështje nëse Ballkani Perëndimor ka në përgjithësi perspektivë evropiane. Unë shpresoj se politikanët evropianë do të ngriten në nivel të detyrës të cilën e kanë dhe nuk do të lejojnë në Sofje të ndërtohet një monument i varrit të politikës më të suksesshme të BE-së në 75 vitet e fundit, ndërsa kjo është politikë e zgjerimit. Ende jam optimist se në këto kohëra turbulente secili do ta kuptojë rolin e vet, do të ndërmarrim udhëheqësi strategjike dhe do të japë mesazh ndaj qytetarëve të Ballkanit Perëndimor se ata janë këtu në zemrën e Evropës dhe se një ditë do të jenë pjesë e BE-së”, theksoi Osmani.

I pyetur për optimizmin se edhe në këto dhjetëra ditë mund të bëhet diçka, ai nënvizoi se nëse ka vullnet politik ka bazë të mjaftueshme nga bisedimet e deritanishme nesër të përfundojnë ato bisedime që të arrihet marrëveshje.

“Nëse ka vullnet politik ka bazë të mjaftueshme nga bisedimet e deritanishme që nesër të përfundojnë ato bisedime që të arrihet marrëveshje, nëse ka vullnet politik. Ne kemi vullnet politik, jemi të gatshëm të vazhdojmë ja menjëherë pas kësaj konference për shtyp me bisedimet. Presim një anë tjetër të kemi për çka të vazhdojmë me ato bisedime. Ashtu që, ne nuk numërojmë ditë, BE-ja numëron ditë se çfarë mesazhi do t’u japë 18 milionë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, sepse thash se më nuk është çështje e Maqedonisë së Veriut, kjo është çështje e marrëdhënies midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Nëse ato marrëdhënie do të kandidohen, nëse ato marrëdhënie do të revitalizohen, ky është vendim që duhet ta sjell BE-ja. Nuk pritet askush të sjell vendim si BE-ja do të sillet ndaj Ballkanit Perëndimor, por mendoj se ka ditë të mjaftueshme, ka bazë të mjaftueshme nëse ka vullnet politik”, deklaroi ministri Bujar Osmani.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky