Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani takon homologun e tij nga Jordani, Ajman Husein al-Safadi

Shkup, 20 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të OKB-së, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Ajman Husein al-Safadi, ku në fokus të bisedës ishte Konferenca e ardhshme Mesdhetare e OSBE-së, të cilën Maqedonia e Veriut, si kryesuese e ardhshme e Organizatës, vendosi ta organizojë në Jordani.

Siç njofton MPJ-ja, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, duke theksuar rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare.

“Në fokus të bisedës ishte Konferenca e ardhshme Mesdhetare e OSBE-së, të cilën Maqedonia e Veriut, si kryesuese e ardhshme e Organizatës, vendosi ta organizojë në Jordani. Përgatitjet për konferencën janë duke u zhvilluar dhe bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë e tyre për mundësinë që bashkërisht të kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet OSBE-së dhe vendeve partnere mesdhetare”, theksohet në kumtesë.

Ministri Osmani falënderoi Al-Sadafin për aktivitetet përgatitore për bashkëorganizimin e Konferencës Mesdhetare. Bashkëbiseduesit shprehën besimin se Konferenca do të jetë një sukses i përbashkët për të dyja vendet dhe se do të rrisë perspektivën e bashkëpunimit të ndërsjellë bilateral në të ardhmen.

Në takim u diskutua për situatat dhe sfidat përkatëse rajonale dhe u shpreh interesi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy rajoneve, në fushat me interes të përbashkët.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky