Shkup, 12 prill – Gjithçka që kemi bërë është të ofrojmë kushte për arsimim sipas standardeve ndërkombëtare, rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve. Drejtoresha e shkollës së komunitetit në Cerovani e njoftoi Kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani, me kushtet në të cilat shkollohen fëmijët. Kujdesi për fëmijët dhe zhvillimin e tyre nuk mungon në komunitetin e personave të shpërngulur brenda Cerovanit.
I gjithë stafi mësimdhënës përpiqet t’u japë këtyre fëmijëve njohuritë dhe shpresën e nevojshme për t’u mundësuar të zhvillojnë cilësitë dhe aftësitë e tyre intelektuale, fizike dhe shpirtërore. E ardhmja e fëmijëve nuk duhet të ndalet këtu.
Rrethanat aktuale të jetës kanë bërë që disa prej fëmijëve të jetojnë këtu, të ndarë nga familjet e tyre, por këtyre fëmijëve duhet t’u sigurohet prosperitet dhe mbështetje për t’u rritur dhe zhvilluar siç duhet. Gjatë vizitës së Cerovanit, Kryesuesi i OSBE-së, Osmani, theksoi se do të angazhohet për mbështetjen e përmirësimit të jetës së grave të shpërngulura dhe të margjinalizuara.
Ai dëgjoi shumë fate dhe histori jetësore dhe ofroi mbështetje për të përmirësuar jetën e tyre të përditshme. Cerovani është një nga vendbanimet më të mëdha të krijuara nga autoritetet gjeorgjiane për t’u kujdesur për personat e shpërngulur brenda vendit, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pas konfliktit të vitit 2008.