Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka uruar mbretin Charles lll për ngjitjen në fron.
Osmani, përmes rrjetit social Twitter, tha se është mirënjohëse për përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.
Presidentja Osmani, gjithashtu ka kujtuar vizitën e fundit të Charles në Kosovë si princ në 2016, duke thënë se ka besim që lidhjet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij
“Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e Madhërisë së Tij ndaj aleancës Kosovë-Mbretërinë e Bashkuar, siç u konfirmua gjatë vizitës së tij në vitin 2016. Ne kemi besim se lidhjet tona do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se Charles lll u ngjit në fron pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeta ll pak ditë më parë.