Agjencia Zhurnal.mk.

Pa energji elektrike disa pjesë të Komunave të Shkupit, Petrovec, Gjorçe Petrov dhe Saraj

Shkup, 26 prill – Për shkak ndërhyrjeve teknike në rrjetin shpërndarës, sot pa energji elektrike do të jenë disa pjesë nga konsumatorët e Komunës së Shkupit, Petrovec, Gjorçe Petrov dhe Saraj, kumtoi QRMK-Shkup.

Gjatë periudhës prej orës 08:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatit Kozhle Tunel Katllanovë dhe fshati Badar në Komunën e Petrovecit.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga rruga “52” drejt rrethit të zonës ekonomike në Komunën e Gjorçe Petrovit.

Në periuudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në Komunën e Sarajit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky