Agjencia Zhurnal.mk.

“Pa procedura, pa konkurrencë, me muhabet”, Abdixhiku shpjegon dhënien e 781 tenderëve njëburimor nga qeveria

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se subjekti politik që drejton në ditët në vijim do të merret me tenderët njëburimor që ka dhënë Qeveria Kurti.

Ai ka kritikuar shumicën parlamentare që të enjten lëshoi sallën derisa po flitej për këtë temë.

“Debatit në Kuvend i ikën; lëshuan sallë, por të vërtetës nuk kanë nga t’i ikin! Këto, dhe kontratat tjera njëburimore, do t’i trajtojmë ditët në vijim. Në Kuvend dhe jashtë tij; le të kuptojmë se si prapa perdes së popullizmit dhe arrogancës së të paprekurit fshihet një tenderomani selektive dhe sistematike si asnjëherë më parë!”, shkruan Abdixhiku.

“Plot 781 tenderë, në vlerë prej 209 milion eurove, janë dhënë nga ‘Pushteti i Shpresës’ me negocim të drejtpërdrejtë! Pa procedura, pa konkurrencë, me muhabet të drejtpërdrejtë! Pra, e thërrasin një biznes që e zgjedhin vet, dhe i japin tender! Kaq thjeshtë! Nuk ka garë, nuk ka çmim të lirë, ka marrëveshje një me një!

Kështu janë ndarë plot 209 milion euro; 781 herë! 30 milion vitin e parë; 70 milion në të dytin, 109 në të tretin. Sa më gjatë në pushtet, aq më i mësuar zanati!

Ai ka shpjeguar se me këtë praktikë janë dhënë 13 tenderë në Korporatën energjetike të Kosovës si dhe 15 milionë me të njëjtën praktikë, Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mendojeni për pak,- Plot 781 tenderë, në vlerë prej 209 milion eurove, janë dhënë nga “Pushteti i Shpresës” me negocim…

Posted by Lumir Abdixhiku on Friday, March 15, 2024

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky