Shkup, 8 shkurt – Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup, në bazë të informacioneve të marra nga EVN Maqedoni dhe NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi, informon se sot për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Sopishtë, Butel, Saraj, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Petrovec.
Prej orës 11 deri në orën 12 pa rrymë do të mbesin shfytëzuesit e fshatit Rakotnicë rreth shkollës.
Prej orës 9 deri në orën 11 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Hristian Todorovski Karposh” nga numri 98 deri në numrin 104 në Komunën e Butelit.
Në fshatrat Çajlanë dhe Paniçar rrymë nuk do të kenë prej orës 10 deri në orën 14:30.
Prej orës 11 deri në orën 14 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit rreth numrit 10 nga rruga “Frederik Shopen” në Komunën e Kisella Vodës.
Në Zonën industriale Çojlia, pa rrymë do të jenë firmat Xhanviki dhe Farma Rolli prej orës 10 deri në orën 12.
Prej orës 9 deri në orën 14 pa rrymë do të jetë një pjesë e rrugës “Todor Çangov” numër 4B dhe numër 44 në Komunën e Aerodromit.
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e ujësjellësit, sot nga ora 9:00 pa ujë do të jenë përdoruesit nga Komuna e Karposhit nga rrugët: Dresdenska, Alzhirska, Kairska, Borka Talevski, pjesë e Njudelhiska, Rimska, Bahar Mois, pjesë e Ankarska, pjesë e Atinska, Pançe Peshev dhe Naum Evro.
Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë prej orës 9:00 deri në përfundimin e sanimit të defektit.




