Agjencia Zhurnal.mk.

Pacientët me diabet vuajnë për terapi

Shkup, 16 prill – Pacientët me diabet më shumë se 5 muaj blejnë nga xhepi I tyre shirita për matjen e insulinës, ndërsa dy javët e fundit nëpër barnatoret e insulinës nuk ka as gjilpëra për insulin. Por këto nuk janë mungesat e vetme të personave me diabet. Disa muaj me radhë nëpër barnatoret e vendit nuk ka terapi me tabletë të cilat merren me mbulim nga shteti por blerja e tyre shkon vetëm privat. Pacientët me diabet thonë se kjo gjendje rëndon shumë gjendjen e tyre ekonomike, posaçërisht në këtë periudhë kur çdo gjë është shtrenjtuar.

“Burrin e kam me diabet tanimë dy vite. Çdo ditë I bëj matjen e sheqerit, tre herë në ditë duhet të bëj matjen sepse ai ka shumë problem me sheqerin dhe tani nuk ka. I ruaj shiritat që në 3 ditë t’i bëj matjen e sheqerit sepse nuk ka shirita. Nuk kam as para t’i blejë, pension nuk ka burri im, 4000 denarë marr ndihmë nga shteti, me ato para jetojmë, farë të bëj. Tani sapo kërkova, më thanë nuk ka. Do ketë pas një muaji”, tha një qytetar.

“Shirita për matjen e diabetit nuk kam marrë thuajse 4-5 muaj, gjithë kohës I blejmë privat, kërkoj, nuk ka. Ata gjilpëra që I kam pas I kam ruajtur, por nuk ka. Pasi nuk më dhanë me insulinën d.m.th. nuk ka. Do duhej të kishte gjithë kohës, nëse këto gjëra nuk janë atëherë nuk jemi as ne. patjetër ti marrim rregullisht nuk guxojmë t’i lëmë. Nuk pret sëmundja, as pesë ditë”, tha një pacient.

Dime Velev, nga shoqata për mbrojtjen e pacientëve me diabet kërkon nga shteti që të lehtësojë procedurat burokratike për blerjen e terapive dhe materialeve që kanë të bëjnë me diabetin.

“Gjilpërat e insulinave deri mbrëmë nuk ka pasur thuajse askund. Morëm informata se në disa barnatore sot janë shpërndarë gjilpëra për insulinë. Dy javë nuk pati gjilpëra, unë personalisht dje mora insulinë, dhe gjilpëra nuk më dhanë. Shirita për matjen e sheqerit për tipin 2 të diabetit nuk ka tanimë 5 muaj.  Këto dy muaj ndodhin mungesa serioze të një pjesë të terapive të cilat cdo person me diabet dhe që merr insulinë I ka të patjetërsueshme”, u shpreh Dime Velev, Shoqata “Diabetes”.

Nga ministria e Shëndetësisë thanë se furnizimi me shirita për matjen e sheqerit dhe të gjilpërave për insulinë është në procedurë e sipër.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky