Agjencia Zhurnal.mk.

Pacolli: Ne kemi qenë të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen e arritur në Bruksel

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 tha se marrëveshja në Bruksel nuk është nënshkruar nga ana e Serbisë ”dhe nuk mund ta pranojmë edhe ne”.

”Ne kemi kërkuar që Serbia ta nënshkruaj marrëveshjen në Bruksel, ne kemi qenë të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen”, tha ndër tjera Pacolli.

Marrëdhëniet me SHBA-në, Pacolli: Ne vazhdojmë komunikimin e përditshëm, nuk ka asgjë për tu brengosur

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Kosova nuk e ka rrezikuar marrëdhinet me SHBA-të dhe shtetet partnere, duke shtuar se ”ka raste nuk pajtohen me vendimet e tyre, por nuk do të thotë se nuk e cenojmë bashkëpunimin me ta”.

”Ne vazhdojmë komunikimin e përditshëm kemi takime të përditshme, nuk ka probleme sa i përket marrëdhënieve me SHBA-të, nuk ka asgjë për tu brengosur”, tha Pacolli

Pacolli: Qeveria ka pasur kritika të njëjta si për dinarin edhe për vendimet tjera, nuk ka kthim mbrapa

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti është kritikuar në vazhdimësi edhe për vendimet tjera, duke theksuar vendimin për targa ashtu siç po kritikohet për dinarin.

”Qeveria e Kosovës është kritikuar për kur ka ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, është kritikuar edhe kur ka ndaluar mbajtjen e referendumit  të Serbisë në Kosovës është kritikuar edhe për vendimin për targat”, tha Pacolli.

Ajo tutje shtoi se  ”Kemi pasur presion edhe nga jashtë nga Bashkësia Ndërkombëtare për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë”.

Pacolli ndër tjera ka shtuar se vendimi për dinarin nuk ka më kthim mbrapa.

Pacolli:  Në veri euro po përdoret si valutë, ndalimin e dinarit nuk e kanë problem serbët, problem po e bën Serbia

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 deklaroi se vendimi i dinarit është në fuqi dhe duke u bazuar në të dhënat që kanë serbët në veri nuk e kanë problem.

”Të gjitha dyqanet, bizneset që operojnë në atë pjesë e përdorin euron si valutë, nuk e kanë problem fare, problem po e bën Serbia, por jo qytetarët që jetojnë në atë pjesë”, tha Pacolli.

Duke folur për ndalimin e dinarit, dhe reagimet që erdhën pas këtij vendimi, Pacolli tha se çështja e dinarit, ”nuk është dërguar çështja e dinarit në Bruksel, në Bruksel po diskutohet për mundësin se si të zbatohet sa më lehtë.

Pacolli: Qytetarët serbë të Kosovës gradualisht do ta fitojnë besimin e Qeverisë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 tha se serbët që jetojnë në veri të Kosovës, kanë fituar besimin në Policinë e Kosovës dhe gradualisht do fitojnë edhe besimin e kryeminsitrit.

”Tashmë besimi mbi policinë e Kosovës ka filluar të rritet nga qytetarët që jetojnë në atë pjesë. Po i besojnë Policisë, gradualisht do të fitojnë edhe besimin më të madh të Qeverisë së Kosovës”, tha Pacolli, duke shtuar se Kurti po bënë përpjekje që edhe ”serbët e veriut ta ndjejnë atë si kryeministër të Kosovës që është edhe shteti i tyre”.

Pacolli: Vizita e Kurtit në veri tregon se tashmë kemi sovranitet të plotë në atë pjesë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 ka komentuar vizitën e kryeministrit, Albin Kurtit në komunat veriore të Kosovës.

”Vizita e kryeministrit tregon se tashmë kemi sovranitet të plotë në këtë pjesë, kemi polictë në teren, mund të shkojmë lirshëm ashtu siç ka shkuar sot kryeministri”, tha Pacolli.

Ajo tutje tha se kjo vizitë nuk është bërë për çështje elektorale.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky