Shkup, 19 maj – Policia ka ngritur padi penale për “maltretim në kryerjen e shërbimit” ndaj një nëpunësi policor i cili pas përfundimit të ndeshjes së hendbollit në sallën “biljanini izvori” goditi një hendbollis. Departamenti për kontroll të brendshëm do të nisë një procedurë disiplinore, deri në përfundimin e së cilës nëpunësi policor do të pezullohet nga puna.
Siç informojnë nga MPB-ja. Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale deri në Departamentin e specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policisë së burgjeve në Prokurorinë Publike Themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion – Shkup. ka ngritur padi penale kundër H.R., i punësuar si nëpunës policor në stacionin policor në territorin e SPB Ohër, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale “maltretim në kryerjen e shërbimit”, sipas nenit 143 paragrafi 1 nga Kodi Penal.
“Përkatësisht, i denoncuari më 13.05.2023, rreth orës 20:00 në sallën sportive “Biljanini izvori” në Ohër pas kryerjes së një ndeshjeje të hendbollit, gjatë kryerjes së shërbimit me dashje ka keqtrajtuar viktimën F.T. në mënyrë që pa bazë dhe tejmase ka përdorur forcë ndaj ti”, shpegojnë nga MPB-ja.
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale, si propozues i autorizuar, kundër H.R. do të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, ndërsa punonjësi do të pezullohet nga puna deri në përfundimin e procedurës disiplinore.