Agjencia Zhurnal.mk.

Paga mesatare në dhjetor 34.364 denarë

Shkup, 22 shkurt – Neto-paga e paguar mujore mesatare për një të punësuar, në dhjetor të vitit 2022, është 34.364 denarë dhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2021, është rritur për 14,8 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e neto-pagës së paguar mesatare mujore për një të punësuar në sektorët: Industria përpunuese (20,4 për qind), Art, zbavitje dhe rekreacion (20,2 për qind) dhe Veprimtari shërbyese administrative dhe ndihmëse (19 për qind).

Rritja e neto-pagës së paguar mesatare mujore për një të punësuar, lidhur me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Transport dhe deponim (10,4 për qind), Veprimtari lidhur me pronën e patundur (10,2 për qind) dhe Art, zbavitje dhe rekreacion (8,4 për qind).

Siç kumtoi ESHS, neto-paga e paguar mujore mesatare për një të punësuar, në dhjetor të vitit 2022, është 51.387 denarë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky