Agjencia Zhurnal.mk.

Paga mesatare në tetor 38.843 denarë

Shkup, 21 dhjetor – Paga mesatare mujore neto për punëtor në tetor të këtij viti është 38.843 denarë, ndërsa në krahasim me tetorin e vitit të kaluar është rritur për 17,3 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (26.2 për qind), Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave (20.2 për qind), Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (20.0 për qind).

Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë e patundshmërisë (8,2 për qind ),  Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (6,5 për qind), Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale (4,6 për qind).

Në tetor të këtij, paga mesatare mujore bruto për të punësuar është  58 349 denarë. 

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky