Agjencia Zhurnal.mk.

Paga mesatare për muajin shkurt ka shënuar rritje për 16.5 për qind

Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuarit në muajin shkurt të këtij viti është 39.276 denarë dhe krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar shënon rritje për 16.5 % , kanë njoftuar nga Enti Shtetëror i Statistikave.

“Kjo rritje vjen mbi të gjitha nga rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjësit në sektorët: Administratë Publike dhe Mbrojtje; sigurimet shoqërore të detyrueshme (24.9 %), veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (22.5 %) dhe arti dhe rekreacioni (20.4%)”.

Nga atje thonë se rënie e pagës mesatare mujore neto për punonjës, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur tek sektorët: Transport dhe magazinim (10.1%), Miniera dhe gurore (7.2%) dhe Bujqësi, pylltari dhe peshkim (6.3 %). Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës, në shkurt të vitit 2024, është 58.967 denarë, thanë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky