Agjencia Zhurnal.mk.

Pak ditë pas sulmit verbal nga një grua – Sam Smith fotografohet rrugëve të New Yorkut

Sam Smith u shfaq tërësisht në të zeza gjatë një daljeje në New York të martën.

Artisti – i cili thuhet se po takohej me Christian Cowan – mbuloi sytë me syze të mëdha në formë katrore.

Këngëtari i “Unholy”, 30-vjeç, dukej me stil me një pallto të zezë të gjatë me pantallona të shkurtra.

Sam Smith (Foto: Backgrid)

Fituesi i çmimeve “Grammy” po mbante në njërën dorë një kafe dhe në dorën tjetër telefonin e tij.

Kantautori i suksesshëm mes tjerash dukjen e kombinoi me një palë atlete të zeza dhe çorape të bardha.

Sam Smith (Foto: Backgrid)

Ylli, me prejardhje nga Londra, dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore teksa buzëqeshte herë pas here.

Dalja dhe postimet e reja të Sam vijnë pas paraqitjes së tij në ceremoninë e “Grammy Awards”.

Sam Smith (Foto: Backgrid)

I njëjti mori vëmendje të madhe për shkak të veshjes lëkure në formë të çuditshme.

Kjo nuk është hera e parë që ai vjedh shfaqjen dhe që komentohet vazhdimisht në tabloidet ndërkombëtare. 

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky