Agjencia Zhurnal.mk.

Pakënaqësi apo rastësi? Ronaldo kthehet në çështje te Portugalia, refuzon festën me ekipin dhe largohet para kohe nga fusha

Kristano Ronaldo ka qenë një magnet debatesh e diskutimesh në botën e futbollit. Niveli i tij duket se nuk po i përgjigjet më egos së madhe që e karakterizon, duke sjellë situata të pakëndshme në karrierën e tij. Pas Ten Hagut, edhe trajneri Santos vendosi ta ulte në stol, për t’i treguar se në ekip është ai që merr vendimet. Shkak ishte pakënaqësia që Ronaldo i shfaqi në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut.

Në sfidën e sotme kundër Zvicrës, Ronaldo u fut në fushë në pjesën e dytë, pa mundur të jetë protagonist në lojë, por duke qenë absolutisht qendra e vëmendjes pas saj. Lojtarët portugezë janë grumbulluar në fushë për të përshëndetur tifozët dhe për të festuar kualifikimin në çerekfinale, ndërsa Ronaldo ka refuzuar t’u bashkohet. Sulmuesi 37-vjeçar është veçuar nga grupi dhe ka përshëndetur i vetëm tifozët përpara se të largohej direkt për në dhomën e zhveshjes. Veprimi i tij menjëherë ka hapur polemika, teksa të gjithë mundohen të gjejnë shpjegimin për këtë gjest. Mënyrë për të shprehur pakënaqësinë apo thjesht rastësi? Përgjigja mbetet për t’u zbuluar.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky