Agjencia Zhurnal.mk.

Pakistani do të marrë nëntë miliardë dollarë për rikuperim nga vërshimet dhe adaptim ndaj ndryshimeve klimatike

Pakistani do të marrë nëntë miliardë dollarë obligime financiare për rikuperim dhe përpjekje për ripërtëritje pas vërshimeve shkatërruese të vitit të kaluar të cilat lanë një të tretën e vendit nën ujë dhe së paku 1.700 viktima në njerëz, kumtoi sot Qeveria pakistaneze.

Paratë u premtuan në konferencën në Gjenevë, organizuar nga KB-ja. Pakistani vlerëson se nevojiten 16 miliardë dollarë për rikonstruim dhe adaptim ndaj ndryshimeve klimatike gjatë pesë deri shtatë viteve. Vetëm Banka islamike për zhvillim premtoi 4,2 miliardë dollarë.

Në një katastrofë të madhësie të tillë, kërkohet solidaritet i komunitetit botëror, deklaroi për DPA Ahim Shtajner, udhëheqës i Programit për zhvillim të KB-së (UNDP), në konferencën në Zvicër.

“Rikuperimi i ekonomisë pakistaneze është në interes të të gjithë neve”, tha ai, duke shtuar se mossuksesi për përballje me situatën mund të rezultojë me emigrim të rritur dhe potencialisht, gjithashtu, ekstremizëm dhe radikalizim.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, ndërkohë e kritikoi sistemin shumëvjeçar financiar ndërkombëtar, përfshirë edhe standardet e dyfishta të Bankës botërore dhe Fondit monetar ndërkombëtar (FMN).

“Sistemi i tanishëm ishte paramenduar nga grupi i vendeve të pasura. Dhe normalisht, ai në thelb, është në dobi të vendeve të pasura”, tha ai në margjina të konferencës.

“Vendet në zhvillim po ngulfaten në borxhe dhe nuk kanë qasje drejt resurseve financiare që u nevojiten për t’u përballur me sfidat dramatike me të cilat përballen. Na nevojitet arkitekturë e re e borxheve”, theksoi Guteresh.

Derisa vendet e pasura mund të marrin para hua në tregjet me norma interesi prej tre deri katër për qind, vendet e varfra mund të marrin mjete vetëm me norma prej 14 për qind e më shumë, tha shefi i KB-së, duke shtuar se duhet t’u jepet edhe vendeve me të ardhura të mesme si Pakistani shlyerje të borxheve nëse u kanoset josolvenca.

Pakistani këtë vit përjetoi valë të të nxehtit dhe vërshime shkatërruese, me ç’rast jetën e humbën mbi 1.700 njerëz, ndërsa u goditën mbi 33 milionë. Sipas bankës botërore, humbjet për ekonominë vlerësohen në 40 miliardë dollarë.

Ekonomia e Pakistanit po përballet me krizë të dyfishtë të deficitit në llogarinë rrjedhëse dhe disbalancit fiskal dhe tashmë njëherë ishte shpëtuar nga FMN-ja, përkujton DPA.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky