Agjencia Zhurnal.mk.

Pal Dardai do të drejtojë Herta Berlinin deri në fund të sezonit

Humbja 5-2 e Herta Berlinit ndaj Shalke 04, të premten i kushtoi shumë trajnerit Sandro Shvarz. Dy ditë pas kësaj disfate Herta Berlin shkarkoi trajnerin Shvarz.

“Sandro dhe stafi i tij stërvitor investuan shumë punë, energji dhe pasion çdo ditë për të zhvilluar këtë ekip. Ne dëshirojmë ta falënderojmë për këtë dhe t’i urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen. Pas humbjes shumë zhgënjyese ne kemi marrë kohë gjatë ditëve të fundit për të analizuar dhe vlerësuar situatën tonë dhe arritëm në përfundimin se duhej të bënim një ndryshim për të ndjekur qëllimin tonë për të qëndruar në këmbë me ato pak ndeshje që kanë mbetur,” thuhet nw komunikatwn e Herta Berlinit.

Ndërkohë drejtimi i skuadrës deri në fund të sezonit iu besua, Pal Dardai-t, i cili do të jetë trajner i përkohshëm.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky