Agjencia Zhurnal.mk.

Pamje që tregojnë fuqinë e një cikloni tropikal që la të paktën katër të vdekur në Madagaskar

Të paktën katër persona gjetën vdekjen në Madagaskar pasi cikloni tropikal Freddy “ra në tokë” vonë të martën, duke rrëzuar çatitë e shtëpive dhe duke sjellë erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dëme të konsiderueshme u regjistruan në Mananjary, një qytet me rreth 25,000 banorë i cili ishte prekur rëndë nga cikloni Batsirai vitin e kaluar.

Batsirai vrau më shumë se 130 njerëz në të gjithë ishullin e Oqeanit Indian.

Madagaskari gjithashtu po rimëkëmbet ende nga cikloni tropikal Cheneso i muajit të kaluar, i cili shkatërroi vendin duke lënë rreth 30 të vdekur.

Cikloni Freddy pritet të arrijë në Mozambik dhe më vonë të zhvendoset në Zimbabve, pasi mund të prekë rreth 2.6 milionë njerëz, sipas OKB-së.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky