Agjencia Zhurnal.mk.

Panik mes turistëve në Gjibraltar pas zjarrit të pashpjegueshëm në impjantin e ujit

Mediat britanike shkruanin sonte se ishulli i Gjibraltar përballet me mangësi furnizimi me ujë që ka bërë që familjet të vërshojnë në panik drejt kufirit spanjoll.

Kolonia britanike ku temperaturat verore arrijnë në 35C ka pësuar një zjarr të rrallë që ka dëmtuar imjantin e shpërndarjes te kompanitë e ujit AquaGib e GibElec, dhe më tej në shtëpitë e ishullit.

Mediat shtonin se blerjet e panikut kishin zbrazur raftet e supermarketeve nga shishet e ujit, duke detyruar turistë e vendas të udhëtonin drejt kufirit me Spanjën prej frikës.

Britanikja Victoria Taylor, 28 vjeçe, e cila shkon në Gjibraltar te njerëzit e bashkëshortit, tha për të përditshmen ‘The Sun’: “Unë erdha mbrëmë por kishte fjalë që në aeroportin e Gatwick se mund të mos kishim ujë në ishull.”

Nëna e tre fëmijëve thotë se vendasit po shkonin drejt Spanjës, por autoritetet i ndalonin në kufi duke ndaluar kalimin.

“Ata janë mësuar me probleme në kufi, sidomos pas Brexit.”

Ajo shton se pas raportimeve për problemeve në kufi njerëzit mendonin të largoheshin.

Grupi AquaGib tha se një zjarr po digjej brenda tunelit të impjantit të ujit prej disa ditësh dhe kishte shkaktuar “rënie gurësh”.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky