Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës.
”Në emër të Zotit, le të dëgjohet klithma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet. Në emër të Zotit, ju kërkoj ndaloni këtë masakër”, ka thënë Papa në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Sipas Papës, bombardimi i spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile është barbar dhe nuk ka asnjë arsye të vlefshme strategjike.