Agjencia Zhurnal.mk.

Paraburgim për 14 persona të dyshuar për shitje të paautorizuar të drogës dhe armëve

Shkup, 18 maj – Gjykata themelore penale Shkup caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve për 14 pjesëtarë të dyshuar të grupeve kriminele për shitje të paautorizuar të drogës dhe armëve. NJjërit person, për shkak të gjendjes shëndetësore, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, përderisa për tre personat e tjerë të cilët janë të pakapshëm për organet e ndjekjes, paraburgimi i cili do të kryhet nga momenti i gjetjes së tyre, do të caktohet sot.

Bëhet fjalë për persona të dyshuar të cilët pas procedurës hetimore prej disa muajve dje u privuan nga liria

Në pajtim me dispozitat e Kodit penal, kryesit e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” do të përballen me dënimin me burg prej së paku pesë viteve, përderisa për veprën penale “përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë apo materie shpërthyese” është paraparë dënimi me burg prej së paku tetë viteve. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky