Agjencia Zhurnal.mk.

Paraburgim për 42 vjeçarin që ushtroi dhunë familjare

Shkup, 8 gusht – Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një personi 42 vjeçar, për të cilin ekziston dyshim bazë se gjatë kryerjes së dhunës familjare ka bërë vepër penale të vazhduar “lëndime trupore” sipas nenit 130, ,paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal. Për të dyshuarin, siç kumtoi sot Prokuroria publike, është propozuar paraburgim.

Sipas kumtesës, më 10 korrik të këtij viti, para ndërtesës në bulevardin “Jane Sandanski”, i dyshuari tek ish-bashkëshortja i kishte kthyer dy fëmijët minoren për të cilët kishin marrëveshje për kujdestari. Fillimisht ka insistuar të hipë në banesë dhe të bisedojë dhe kur e dëmtuara nuk i kaishte lejuar, para hyrjes ia ndaloi rrugën dhe ka filluar ta godasë me grushte në pjesën e kokës dhe ta shtrëngojë në qafë dhe duar. Thirrjen për ndihmë të dëmtuarës e kanë dëgjuar tre taksistë, të cilët e kanë tërhequr të dyshuarin. Gruaja e sulmuar ngjarjen e ka denoncuar në stacionin policor.

Prokurori publik kompetent, shtojnë nga PP, vlerësoi se ekzistojnë rrethana që tregojnë se i dyshuari mund të arratiset, andaj deri tek Gjykata themelore penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky