Shkup, 21 dhjetor – Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër lugina të veçanta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, dhe në disa vende përgjatë Vardarit, herë herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -5 deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.
Në Shkup paradite do të ketë paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me vranësira mesatare dhe me erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 9 gradë.
Të premten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në zonat malore me borë. Të shtunën moti do të stabilizohet dhe do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Nga e diela do të ketë një periudhë me mot të qetë dhe relativisht të ngrohtë, përveç në lugina ku do të ketë mjegull dhe ulje të temperaturave ditore.




