Agjencia Zhurnal.mk.

Paradite me diell, pasdite mot jostabil me reshje shiu dhe bubullima

Shkup, 9 qershor – Paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite kryesisht në pjesët veriore dhe lindore do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me reshje të dendura shiu për një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike, erë të fortë dhe shfaqje të izoluar breshëri.

Temperatura minimale do të jetënë në interval nga 10 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë Celsius. 

Në Shkup paradite me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motot të keq  me erë të fortë dhe paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme në orët e pasdites, në shumë vende do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu për një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike, erë të fortë dhe shfaqje të izoluar breshëri.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky