Agjencia Zhurnal.mk.

Paraqitje fantastike me Dritën brenda një viti dhe transferimi te Antwerp – a është transferimi i Arbnor Mujës më i madhi nga kampionati kosovar?

Arbnor Muja nuk është më një lojtar i Dritës, pasi karrierën do ta vazhdoj në Belgjikë te Royal Antwerp.

Sulmuesi këmbëshpejtë ka vetëm 14 muaj që është pjesë e gjilanasve duke arritur ta bëj hapin e madh në karrierë për tu transferuar në Belgjikë.

Drita po del të jetë një trampolinë e mirë për futbollistët e rinj, pasi klubi gjilanas tanimë ka bërë përvojë në Evropë dhe po paraqitet me mjaft dinjitet përballë edhe skuadrave të mëdha si Feyenoord apo Royal Antwerp.

Për Dritën përkundër eliminimit nga Liga e Konferencës, shitja e Arbnor Mujës te Royal Antwerp është një fitore jashtëzakonisht e madhe.

Klubi gjilanas ndoshta ka bërë shitjen më të rëndësishme nga kampionati kosovar në Evropë, pasi po flasim për një klub elitar në Belgjikë.

Antwerp është një skuadër me traditë të madhe ku ka fituar katër herë titullin e kampionit dhe tri herë Kupën e Belgjikës.

Emra të njohur kanë dal nga kampionati kosovar në skuadrat evropiane, por jo të gjithë kanë arritur që të shkojnë në një skuadër të madhe si Royal Antwerp.

Të kthehemi pak në kohë, derisa në Belgjikë nga Kosova ishin transferuar Rron Broja (aktualisht lojtar i Dritës) tek Gent U21, Enis Gavazaj (Gent U21) apo Edon Zhegrova tek St. Truiden.

Milot Rashica kishte shkuar tek Vittese në Holandë, derisa emra të shumtë kanë lënë kampionatin kosovar për atë kroat si Mirlind Daku, Ardian Ismajli, Emir Sahiti, Suad Sahiti, Lumbardh Dellova apo Festim Alidema.

Etrit Berisha dhe Ilir Berisha ishin transferuar në Suedi te Kalmar respektivisht Orebro nga kampionati ynë.

Verën e kaluar, Jetmir Topalli nga Ballkani ishte transferuar në Superligën e Turqisë tek Yani Malatyaspori, kurse Arb Manaj te Keçiorengucu i kategorisë së dytë turke.

Në Zvicër janë larguar Milot Avdyli nga Trepça ’89 te Aarau derisa edhe Liridon Balaj ishte bashkuar me këtë skuadër nga Besa e Pejës.

Ndërkohë këtë vit nga futbolli kosovar u largua Valmir Veliu që karrierën do ta vazhdoi tek skuadra turke Gazientep.

Në shtetin helvetik kishin shkuar më parë edhe Isuf Llumnica e Visar Berisha, derisa nga Drita për në Zvicër janë transferuar edhe Leotrim Kryeziu (Lugano) e Samir Ramizi te Stade Nyon.

Kur kthehemi në kohë dhe shikojmë transferimet që janë bërë, atëherë Muja nëse jo lojtari që ka fituar klubin më të mirë nga Kosova, është së paku në mesin e tri transferimeve më të mëdha që janë bërë nga kampionati kosovar në Evropë. /Gazeta Olle/

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky