Agjencia Zhurnal.mk.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Për ditën e enjte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Duke filluar prej orëve të mesditës mot me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në relievet e larta malore të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek duke bërë që valëzimi ne detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat u regjistruan: në zonat malore 4 deri 11°C, në zonat e ulëta 5 deri 17°C, në zonat bregdetare 7 deri 16°C.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky