Agjencia Zhurnal.mk.

Parking falas për veturën e parë të regjistruar, komuna e Prishtinës miraton rregulloren

Drejtori i Inspeksionit në komunë të Prishtinës, Florian Dushi ka bërë të ditur se me rregulloren e re që tashmë është aprovuar qytetarët e kryeqytetit nuk do të kenë nevojë të paguajnë për parking për veturën e parë që e regjistrojnë.

Dushi njofton se rregullorja e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në kryeqytet është aprovuar të enjten në Kuvendin e Prishtinës.

“Ndryshimi dhe plotësimi i kësaj rregulloreje ka ardhur si rezultat i kërkesave të shumta të qytetarëve. Zonat e parkimit do të jenë mirë të definuara, të shenjëzuara – qytetarët, banorët rezident nuk do të paguajnë më për veturën e tyre të parë etj”, shkruan ai në Facebook.

Në paraqitjen e tij të enjten para asamblistëve kryeqytetas ai tha se qytetarët rezidentë lirohen nga pagesa për veturën e parë që e regjistrojnë për parking, por që do të paguajnë një taksë administrative në momentin e paraqitjes së veturës së parë në vlerë 10 euro, pa ndonjë obligim shtesë financiar ndaj Prishtina Parking.

“Pra, qytetarët lirohen nga pagesa për parking për veturën e parë që ata e posedojnë”, tha ai.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky