Agjencia Zhurnal.mk.

Partitë shqiptare të mbrojnë interesin e qytetarëve të Çairit, e jo interesin e Danella Arsovskës!

Shkup, 21 dhjetor – Ish-kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov bëri thirrje për zgjedhje për kryetar të ri të Shkupit në maj dhe kërkon dorëheqjen e Danella Arsovkës.
Shilegov përmes profilit të tij në Facebook thotë se Shkupi është në proces të shkatërrimit të plotë.
“E dashur Arsovska, ik. Paraqisni dorëheqjen tuaj. Është e virtytshme të pranosh me vete se je krejtësisht i paaftë dhe i papërshtatshëm për të udhëhequr qytetin. Dhe thjesht ju ka ndodhur. E paplanifikuar. (Pa një vizion dhe një plan që do të funksiononte. Me të gjitha gabimet e mia dhe tona (partiake, politike dhe civile) që kontribuan në të).
Në maj sigurisht që kemi zgjedhje në Maqedoni. Le të ketë zgjedhje edhe në Shkup. Për pak dinjitet që duhet të ketë secili prej nesh. Dhe për shkak të Qytetit (jo aq i bukur së fundmi) në të cilin jetojmë të gjithë”, thotë Shilegov.

Koha për t’i thënë “lamtumirë” Danellës

Kërkesa e Shilegovit nuk duhet të kuptohet vetëm si kërkesë e një ish kundërkandidati të Arsovskës për kreun e qytetit të Shkupit, por mbi të gjitha si kërkesë e një figure që njeh mirë problematikat e kryeqytetit dhe që reflekton disponimin e opinionit të përgjithshëm në kryeqytet, se mandati i krkyetares aktuale është ndër mandatet më të dështuara deri tani, shkruan Zhurnal.
Për këtë arsye, kjo kërkesë duhet të meret me seriozitetin e nevojshëm nga të gjitha subjektet politike. Jemi dëshmitarë se herë njëra palë, e herë tjetra bashkëpunojnë me Arsovskën, mirëpo është koha e fundit që të ndërprejnë një bashkëpunim të tillë, sepse në atë mënyrë vetëm vazhdojnë agoninë e banorëve të Shkupit.

Nëse dy palët në këshill ndërpejnë bashkëpunimin me arsovskën, ajo me siguri do të jetë e detyruar të japë dorëheqje. Nëse rrihet ky qëllim, atëherë kryetar(ja)i i ardhshëm i qytetit do të jetë shumë më i kujdesshëm, i vetëdijshëm se nëse dështon mund të mbetet me gishta në gojë ende pa i përfunduar mandati. Subjektet që përkrahin Arsovskën nuk duhet të udhëhiqen nga intereset individuale dhe grupore, por të kenë parasysh interesin e qytetarëve, prandj me urgjencë të ndërprejnë bashkëpunimin.

Sepse gafet e kryetares së Shkuit nuk kanë të ndalur. I fundit duket se është stolisja e kryeqytetit për fundvit, që është bë pa shpallje të tenderit edhe përkundr obligimit ligjor që të bëhet një gjë e tillë. Rasti duhet të shqyrtohet ng Policia Finnciare. E nëse Policia Financiare nuk vepron, Prokuroria paralajmëroi se do të hapë rast kundër Arsovskës në lidhje me 30.000 eurot e shpenzuara për dekorim, për të cilat nuk ishte shpallur tender.

Shtrohet pyetja pse nuk është shpallur tender, sepse sipas Ligjit për Prokurim Publik duhet shpallur për një shumë mbi 1.000 euro, e lëre më kur bëhet fjalë për 30 mijë euro, shkruan Zhurnal. “Duke pasur parasysh pretendimet e paraqitura në rastin konkret, Administrata e Policisë Financiare, si autoritet përgjegjës për zbulimin e veprave të mundshme kriminale dhe kontrollin e qarkullimeve financiare, ka autoritetin të hetojë të gjitha rrethanat dhe të paraqesë një raport apo kallëzim përkatës. Nëse Policia Financiare nuk vepron, prokuroria do të ngrejë çështjen dhe do të urdhërojë kryerjen e të gjitha kontrolleve”, tha prokuroria.

Shkupi vështirë mund të mbijetojë edhe dy vite me Danellën, veçanërisht pjesa shqiptare e kryeqytetit!

Në hall me Arsovskën është edhe komuna e vetme urbane me shumicë shqiptare në qytetin e Shkupit, komuna e Çairit. Transporti publik është problem në mbarë kryeqytetin, por në pjesët e banuara me shqiptarë është edhe më i theksuar, ku pritjet shkojnë edhe mbi gjysëm ore, e mungesa e autobusëve të mjaftueshë urbanë ka për pasojë stërngarkimin e tyre. Edhe ndërtimi i rrugës “Cvetan Dimov, si një nga arteriet kryesoreqë lidhë komunën Çair dhe tërë pjesën veriore me Qendrën, ka ngecur pasi që ka ngecje në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka deklaruar për Zhurnal se projekti i cili do të duhej të fillonte në muajin shtator,ka ngecur pikërisht për shkak të mosbashkëpunimit të Arsovskës.

Pavarësisht se premtimi ishte që ndërtimi i rrugës “Cvetan Dimov” të fillojë në muajin shtator, kjo nuk ka ndodhur edhe pse po mbyllet gati muaji dhjetor. Nuk bën “fajde” as fakti se këshilltarët e Qytetit të Shkupit në fund të majit votuan për ndarjen e rreth 2,3 milionë euro për fillimin e punimeve, e që këshilltarët e Komunës së Çairit, një javë më pas miratuan vendim për bashkëpunim ndërkomunal mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit për këtë projekt. Deri në një fazë punët kanë shkuar mirë, por pastaj janë ndërpre, si duket nën ndikim të politikës
“Kanë kaluar mbi pesë muaj dhe në terren nuk ka ende asgjë. Ne si komunë i kemi kryer obligimet, por Qyteti i Shkupit nuk i kryen detyrat e veta.Kemi mbërri deri te një fazë ku është dashur vlerësimi për eksproprijimin e objekteve. Atë thirrje për furnizim publik dhe për përzgjedhjen e operatorit e ka bë Qyteti i Shkupit dhe ka mbërri në fazën finale dhe prej aty pastaj kemi pasur memorandum për bashkëpunim ndërkomunal ku një pjesë të projektit e kemi marrë ne përsipër dhe kemi bërë atë pjesën e animacionit se si do të duket rruga e “Cvetan Dimovit” dhe komisionet disa herë kanë pasur mbledhje, por prej momentit që Qyteti i Shkupit e mori si iniciativë dhe ne sot e kësaj dite nuk e dimë se ku ka mbetur”, shprehet Ganiu.

Ky është edhe një motv shtesë, veçanërisht për subjektet shqiptare, që nëse ia duan të mirën Çairit, Butelit dhe lagjeve tjera në këtë pjesë të qytetit, të japin kontribut për shkarkim sa më të shpejtë të Arsovskës. Çdo koketim me Arsovskën, në kundrshtim me interesin e banorëve të këtyre lagjeve, mund ta paguajnë shtrenjtë që në zgjedhjet e ardhshme./Zhurnal

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky