Agjencia Zhurnal.mk.

Pas deklaratave të Klan Kosovës rreth dokumenteve, reagon MINT

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dalë me një sqarim sa i përket rastit të mediumit Klan Kosova.

MINT ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit në dispozicion për Klan Kosovën Sh.P.K., ka konstatuar se vendimi i shkallës së parë ishte i drejtë dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

“Kjo, pasi që Komisioni ka siguruar dokumentacionin aktual nga institucioni përkatës në Maqedoninë e Veriut, për “Pronarët e Vërtetë të Subjektit”, në të cilin dokumentacion ka gjetur se Kosova paraqitet përsëri si pjesë e Serbisë”, thuhet në njoftimin e MINT.

Ministria më tej shton se në bazë të këtij dokumentacioni, Komisioni ka refuzuar ankesën e parashtruar nga pala në procedurë, duke konfirmuar të njëjtën shkelje të Kushtetutës që e ka konstatuar ARBK në shkallën e parë.

“Çdo palë në procedurë gëzon të drejtën e ankimimit ndaj vendimeve të ARBK-së. Mirëpo, shkeljet e Kushtetutës nuk mund të konsiderohen kurrë si çështje “teknike””, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe dje mediumi Klan Kosova në një reagim theksoi se kishte rregulluar me kohë dokumentet.

“Duke marrë si shkas mënyrën e arsyetimit të Vendimit të kundërligjshëm të Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, nga ana MINT e cila pretendon që Klan Kosova nuk ka bërë ndryshimet në dokumentet përkatëse, edhe njëherë detyrohemi që t’i ofrojmë opinionit sqarime shtesë, meqë të njëjtat nuk janë marrë parasysh nga ana e MINT gjatë shqyrtimit të Ankesës së Klan Kosova dhe për më tepër të njëjtit kanë bërë konstatim të gabuar të gjendjes faktitke”, thuhej në reagimin e Klan Kosovës.

Për hir të sqarimit të opinionit publik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se:Komisioni për…

Posted by Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë on Monday, July 31, 2023

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky