Agjencia Zhurnal.mk.

Pas lëndimit të Pedrit dhe De Jong, Barcelona merr një tjetër goditje të rëndë

Barcelona mori një goditje të dyfishtë të dielën, kur Frenkie De Jong dhe Pedri u detyruan të largohen nga loja në pjesën e parë të ndeshjes me Athletic Bilbao që përfundoi me barazim.

Që të dy lojtarët tashmë është konfirmuar se do të jenë jashtë fushave për të paktën një muaj, ndërsa spanjolli pritet që të mungojë edhe pak më gjatë, pasi klubi nuk ka shprehur dëshirën që ta sforcojë rikthimin e tij për shkak të frikës që problemi mund të përsëritet.

Problemet e shumta me lëndime të Pedrit janë shkaktuar si pasojë e shumë ndeshjeve që kishte luajtur në vitet e para të karrierës së tij, dhe ky do të jetë një mësim i vlefshëm për Barcelonën sa i përket situatës me Lamine Yamal, i cili tashmë është njëri ndër lojtarët e tyre më të rëndësishëm në moshën 16-vjeçare.

Përkundër kësaj, menaxhimi i mintuave për talentin spanjoll është më se i nevojshëm për të evituar një situatë të ngjashme si ajo e Pedrit.

Fatkeqësisht për Barcelonën, ai është duke vuajtur nga një lëndim, pasi siç raporton Sport ai është duke u ballafaquar me një lëndim në gju.

Ekipi mjekësor i blaugranasve është duke e trajtuar adoleshentin me shumë kujdes në mënyrë që situata të mos përkeqësohet më tej.

Kjo do të thotë se Lamine Yamal me shumë mundësi nuk do të luajë në përballjen ndaj Mallorcës të premten, pasi Barcelona dëshiron që ta ketë atë në 100 për qind për duelin e rëndësishëm ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, që do të zhvillohet të martën e ardhshme.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky