Agjencia Zhurnal.mk.

Pas mesazheve me tekst dhe zanore, Whatsapp prezanton opsionin e ri të komunikimit!

Whatsapp është padyshim një prej aplikacioneve të komunikimit më të përdorura në botë, teksa kompania Meta dhe CEO i saj, Mark Zuckerberg, janë gjithnjë në punë për ta përmirësuar platformën sociale me opsione të reja, e për t’ja bërë njerëzve komunikimin sa më të lehtë.

Së fundmi ata kanë prezantuar një veçori të re në aplikacion, që i bashkangjitet mesazheve të shkruara dhe atyre zanore, teksa Whatsapp tashmë i mundëson përdoruesve të kthejnë përgjigje me video të shkurtra.

Kështu, në një tentativë për të kursyer kohë dhe për të qenë më të qartë, opsioni i ri ju lejon që mesazhit të dikujt me shkrim ose zë, t’i përgjigjeni me video të shkurtra, teksa këto mesazhe audio vizive mund të zgjasind eri në 60 sekonda. Duket si një “zgjatim” i dërgimit të video-ve normale, por është bërë që të lehtësohet komunikimi dhe përdoruesit të jenë sa më koncizë në përgjigje dhe të mos ngarkojnë memorien e tyre.

Si cdo formën tjetër mesazhi, Whatsapp siguron se edhe këto mesazhe janë të koduara “end to ende”, pra vetëm për ju dhe personin me të cilin po komunikoni e nëse doni ta kuptoni më qartë, kjo është një video-prezantuese për opsionin e ri nga Zuckerberg:

New for WhatsApp — we're adding the ability to instantly record and share a video message in your WhatsApp chats. It's as easy as sending a quick voice message.

Posted by Mark Zuckerberg on Thursday, July 27, 2023

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky