Shkup, 10 Shtator – 12 vjeçari nga Shkupi ka ndërruar jetë në KARIL pas një muaji luftë për jetën.
Në gusht të këtij viti, një shtyllë e fushës futbollit i ra mbi të. Mjekët luftuan për jetën e tij, por nuk arritën ta shpëtonin. Gjendja shëndetësore e djalit ka ardhur vazhdimisht në përmirësim, por edhe në përkeqësim.
Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion, ndërsa po hetohet edhe për shkaqet e kësaj tragjedie.
Në Stacionin Policor në Kavadar, kur ngjarja ka ndodhur në muajin gusht, është raportuar se në fushën e futbollit në kuadër të resortit për fëmijë Mihajllovë – Kavadar, ku ishin vendosur nxënës të një shkolle fillore nga Shkupi, një i mitur është lënduar pasi është përmbysur shtylla e portës dhe ra.
Në atë kohë, MPB-ja informoi se i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në “Nënë Tereza”, Shkup, ndërsa në vendin e aksidentit ka kontrolluar ekipi inspektues nga Kavadari.