Agjencia Zhurnal.mk.

Pasardhësi i modelit Huracan të Lamborghini do të prezantohet vitin e ardhshëm

Nga Lamborghini kanë bërë të ditur se vetura super-sportive me dy ulëse Huracan, do të ketë pasuesin para fundit të vitit 2024, e me shkuarjen në pension të Huracan shkon edhe motori i tij 5.2 litërsh V10.

Njeriu i parë i kompanisë italiane Stephan Winkelmann në deklaratën e fundit për media, ka zbuluar se Lamborghini gjatë dy viteve të ardhshme do të ketë shumë punë, sepse gjatë kësaj periudhe do të përgatis pasuesit e modeleve super-sportive Aventador dhe Huracan.

Winkelmann ka konfirmuar së fundmi se është prezantuar Steratto, variacioni i fundit në temën aktuale të Huracan, që e vë në lëvizje motori me performansa të larta, kurse në gjeneratën e re që do të prezantohet para fundit të 2024, do të vjen motori hibrid (PHEV- Plug-in Hybrid Electric Vehicle) që do të duhej të kishte motor V8 bi-turbo, që në Sant-Agata Bolognese e kanë përgatitur pasuesin e Aventadorit me motorin e ri 6.5 litërsh V12, që në kombinim me tre motorë elektrik do të prodhoj mbi 1 mijë kuaj-fuqi.

Thuhet se i njëjti grup i angazhuar për zhvillimin e motorit hibrid që është paraparë për pasuesin e Huracan, do të përdoret edhe në prototipin Hypercar që Lamborghini pritet të marrë pjesë në garën botërore të qëndrueshmërisë (WES-World Endurance Champsionship në vitin 2024).

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky