Agjencia Zhurnal.mk.

PDSH takoi banorët e Porojit, prezantoi kandidatët për këshilltarë

Tetovë, 7 Gusht – Në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore për Këshillin komunal të Tetovës, Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubimin e rradhës në fshatin Poroj. Para të pranishmëve i’u drejtua kandidati për këshilltarë nga fshati Poroj z. Ngadhnjim Alili i cili kërkoi mbështetjen për listën e kandidatëve të Partisë Demokratike Shqiptare duke u zotuar se do ta obligojnë udhëhqësinë komunale që si prioritet ta ketë përmirësimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarë e Tetovës, duke theksuar se “ne si PDSH e kemi dëshmuar me punë se si udhëhiqet, prandaj kërkojmë mbështetjen për listën e Partisë Demokratike Shqiptare”.

Të pranishmëve i’u drejtua edhe bartësi i listës z. Visar Palloshi i cili mes të tjerash u shpreh se “ashtu siç i la Teuta Arifi rrugët e parregulluara në këtë qytet, Bilall Kasami vetëm i premtoi gjatë kampanjës zgjedhore por asgjë nuk realizoi”. Premtimi tjetër se do të ketë vendparkime të mjaftueshme, lëre që nuk e realizoi por i riti çmimet e parkingjeve ekzistuese.

Fjalim rasti mbajti edhe zv. Ministrja për Punë të Jashtme e cila u zotua se nëse PDSH-ja i fiton këto zgjedhje, forca e sajë do te rritet edhe në Qeveri me çka PDSH premton se buxheti per qytetin e Tetovës do të rritet dhjetëfish me çka do të kontribuojë që qytetarëve tetovarë të i’u kthehet dinjiteti.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky