Zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning ritheksoi të martën se Tajvani nuk ka asnjë bazë, arsye apo të drejtë për t’u anëtarësuar në OKB-në ose në organizata të tjera ndërkombëtare që kërkojnë qenien shtet.
Mao Ning tha se Tajvani është pjesë e Kinës. Duke shpërfillur këtë fakt dhe bazë ligjore, autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (DPP) të Tajvanit kanë shtrembëruar Rezolutën 2758 të OKB-së, duke sfiduar hapur parimin e njohur ndërkombëtarisht të “një Kine”, dhe duke përhapur gënjeshtra për të realizuar “pavarësinë e Tajvanit.
Zëdhënësja vuri në dukje që në sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 25 tetor 1971, u miratua rezoluta 2758 me një shumicë dërrmuese, e cila “vendos t’i rikthehen të gjitha të drejtat Republikës Popullore të Kinës dhe të njohë përfaqësuesit e qeverisë së saj si përfaqësuesit e vetëm të ligjshëm të Kinës në Kombet e Bashkuara” shkruan CMG.
Sipas saj, që nga miratimi i rezolutës nr.2758, OKB-ja dhe agjencitë e saj të specializuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare e rajonale e kanë zbatuar me rigorozitet këtë vendim dhe në bazë të parimit të “Një Kine”, 182 vende kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën. Parimi i “Një Kine” është bërë prej kohësh një normë e njohur botërisht në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe një konsensus i njohur gjerësisht në komunitetin ndërkombëtar.




