Agjencia Zhurnal.mk.

Pelosi fillon turneun në Azi, e pasigurt vizita në Tajvan

Kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve të SHBA-së, Nensi Pelosi, bashkë me anëtarët e tjerë të delegacionit të Kongresit amerikan sot ka filluar vizitën në Azi, por ende është e pasigurt nëse a do ta vizitojnë Tajvanin, njofton Bi-Bi-Si Njuz duke u thirrur në dy burime anonime.

Një nga burimet që ka pasur mbikëqyrje në marshutën, tha se vizita në Tajvan është cilësuar si e mundshme.

Gjatë kohës së qëndrimit në Azi, Pelosi do të vizitoj Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Singaporin.

Presidenti kinez Si Xhinping ka paralajmëruar presidentin amerikan Xho Bajden se Pekini është i shqetësuar për një vizitë të mundshme në ishull nga kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve të SHBA-së, Nensi Pelosi.

Si tha se Uashingtoni duhet ta respektojë politikën e Kinës dhe nënvizoi se vendi kundërshton fuqishëm pavarësinë e Tajvanit dhe ndërhyrjen e huaj.

Bajdeni tha se politika amerikane ndaj Tajvanit nuk ka ndryshuar dhe se Uashingtoni fuqishëm kundërshton përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status kuo-n ose për të minuar paqen dhe stabilitetin përmes Tajvanit, theksuan më parë nga Shtëpia e Bardhë.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky