Shkup, 30 dhjetor – Nëse nuk bashkëpunojmë më shumë me fqinjët, iluzion është të presim bashkëpunim më të madh me vendet e Bashkimit Evropian që janë më larg në kuptimin gjeografik se ne, ka thënë presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e projektit “Evropski muhabeti” (Muhabete evropiane).
“Një test lakmues nëse ju jeni të përgatitur të jenë një ditë pjesë e BE-së, është nëse jeni të gatshëm të keni bashkëpunim produktiv me fqinjët e parë dhe ata që gjenden në rajonin e njëjtë”, ka thënë Pendarovski.
Ai thekson se nëse politikanët që njerëzit e rinj i kanë zgjedhur, nuk përmbushin agjendën për të cilën janë angazhuar dhe e kanë propaguar në media para së të zgjidhen, nuk ka mënyrë tjetër përveç të bëjnë presion të sillen në mënyrë demokratike dhe të mos keqpërdorin fondet shtetërore për qëllime private.
“Nuk ka asnjë dilemë dhe askush nuk duhet të ketë dilemë për iniciativën e Unionit të të rinjve për themelimin e zyrës greko- maqedonase për bashkëpunimin e të rinjve, ose efikasitetin dhe produktivitetin e këtyre zyrave për atë që është qëllimi i tyre primar- afrimi i gjeneratave të reja nga dy vendet që kanë qenë në mënyrë të panevojshme të ndarë edhe politikisht apo formë tjetër gati një çerek shekulli. Kur do t’i afroni të rinjtë do të shihni se nuk ka asnjë dallim mes tyre, kanë të njëjtat gëzime, halle, kënaqësi, dëgjojnë muzikë të njëjtë dhe shohin të njëjta filma dhe ndajnë të njëjtat vlera”, ka thënë Pendarovski.
Ai ka thënë se të rinjtë janë shumë të rëndësishëm për procesin eurointegrues, pasi janë forca më dinamike e çdo ekonomie dhe pjesë më progresive në çdo shoqëri dhe duhet t’u jepet shans të shprehen ose të krijohet ambient ku do të tregojnë se çka dinë të bëjnë.
Sipas shefit të shtetit, rritja e mosbesimit te të rinjtë në BE në pjesën më të madhe është për shkak të bllokadës së fqinjëve tanë.
“Para 10 vitesh mes 92 dhe 94 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë qenë PËR anëtarësim në BE, tani në këto rrethana dhe për shkak të bllokadave të paarsyetueshme euro entuziazmi bie, veçmas bie te të rinjtë të moshës prej 18 deri 25 vjeç, ose ata që nesër duhet kur të negociojmë të ndjejnë përfitimet më të mëdha të anëtarësimit. Ata që tani janë në moshën mes 18 dhe 25 vjeç pas negociatave për anëtarësim ende do të jenë në kondicion të shijojnë privilegjet e anëtarësimit dhe të shohim konkretisht se çka do të thotë Evropë e bashkuar”, ka thënë Pendarovski.