Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski dekreton Protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Shkup, 28 Korrik – Presidenti Stevo Pendarovski informoi se sot pasdite ka nënshkruar Dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikimin e protokolleve për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Ratifikimi i Protokollit të Traktatit të Veri-atlantikut për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO konfirmon mbështetjen tonë për politikën e dyerve të hapura. Zgjerimi i Aleancës me dy vendet është kontribut për sigurinë kolektive të rajonit euroatlantik”, tha Pendarovski.

Kuvendi dje me 103 vota “pro” dhe dy “kundër” ratifikoi protokollet për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO pa diskutim dhe debat.

Kjo është hera e parë që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikon protokollet e vendeve të reja që aspirojnë anëtarësimin në Aleancë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky