Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski dhe Gir diskutuan për sfidat në procesin e negociatave me BE-në

Shkup, 28 korrik – Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin David Gir.

Në takim u bisedua për rrjedhën e mëtutjeshme të procesit integrues evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për fazat na presin në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftuan nga zyra e shefit të shtetit.

Në atë kontekst, presidenti theksoi se të gjitha institucionet do të bëjnë përpjekje për të zbatuar me sukses procesin e skriningut që fillon në shtator.

Presidenti Pendarovski ka falenderuar për mbështetjen e euroambasadorit Gir dhe shprehu pritje që bashkëpunimi në vend me delegacionin e Bashkimit Evropian të vazhdojë me sukses gjatë gjithë procesit të negociatave.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe për sfidat në procesin e negociatave, çështjet që priten të jenë më aktuale në negociata, si dhe për përfitimet specifike nga procesi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky