Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski: Ekstradimi i Palevskit mund të ndodhë së shpejti, nuk është kontestues nga aspekti i inteligjencës dhe sigurisë

Shkup, 9 janar – Ekstradimi i të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë, Lupço Palevski-Palço mund të ndodhë së shpejti, kështuqë mbeten vetëm të dakordohen detajet e pranim- dorëzimit të cilat janë të natyrës teknike, informoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në intervistën për “Temën e ditës” në Televizionin Sitell.

Në orët e vona të pasdites, deklaroi Pendarovski morëm informacion se ekstradimi i tij nuk është kontestues nga aspekti i inteligjencës dhe sigurisë.

“Praktikisht tani mbeten vetëm detajet teknike të asaj që quhet ndihmë juridike ndërkombëtare që ndodh si proces mes dy ministrive të Drejtësisë. Pra, nëse mund të parashikoj, sepse kjo nuk është kontestuese, ka pasur pyetje se çka me disa pjesëtarë të FETO-s, ju kujtohet… nuk do të ketë kurfarë kushtëzime. Nga ky aspekt puna është pastruar, e pastër dhe se tani mbetet vetëm të dakordohen detajet e pranim- dorëzimit që janë të natyrës teknike. Pra, ai ekstradim mund të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë Pendarovski.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky