Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski në Samitin Ukrainë – EJL në Tiranë: Do të ofrojmë mbështetje të palëkundur derisa nuk arrihet marrëveshje paqësore

Shkup, 28 shkurt – Vendimi i paradokohshëm i Këshillit të BE-së që të sigurojë ndihmë prej 50 miliardë eurove, si dhe perspektivat për sigurimin e rreth 90 miliardë dollarëve nga ana e Kongresit amerikan, konsiderohen si drejtim adekuat i veprimit. Maqedonia e Veriut ka qenë mes kombeve të para që i ka ofruar ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës. Deri më tani kemi dërguar 12 paketa me ndihmë në vlerë prej 60 milionë eurove, theksoi presidenti Stevo Pendarovski, në fjalimin e sesionit plenar të Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore, që po mbahet në Tiranë.

Pendarovski, siç njoftuan nga Kabineti i tij, ka theksuar se së bashku me NATO aleatët tanë dhe me njerëzit që mendojnë njejtë, do të vazhdojmë të kundërshtojmë ndaj sulmit mbi pavarësinë e Ukrainës, duke kërkuar ndihmë për të gjitha krimet e kryera me qëllim që të sigurohet drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

“Sot në Tiranë, duhet të premtojmë se edhe më tej do ta ofrojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa nuk arrin marrëveshje paqesore, e cila do ta pasqyrojë aspiratat e popullit ukranas. Krahas kësaj, jemi të gatshëm ta mbështesim Ukrainën në hartimin e lirë të kursit të saj të ardhshëm, duke përfshirë edhe dëshirën e saj për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, porositi presidenti[

Ai theksoi se tashmë një dekadë, populli heroik ukrainas është dëshmi për viktimën e madhe, qëndrueshmërinë dhe besimin a palëkundur në fitoren e të mirës dhe të keqes

“Duhet të kuptojmë se, në fakt, lufta për lirinë e Ukrainës po zhvillohet në emër të të gjithë botës demokratike dhe të qytetëruar. Në këtë moment kritik, aksionet për të gjithë ne janë të mëdha dhe i kapërcejnë kufijtë gjeografikë, duke jehuar kudo ku ekzistojnë shoqëri paqësore demokratike”, tha presidenti.

Suksesi i forcave të armatosura të Ukrainës, vlerësoi Pendarovski, varet jo vetëm nga vendosmëria dhe guximi i tyre për t’iu kundërvënë agresorit, por edhe nga mbështetja e nevojshme financiare, logjistike dhe ushtarake e ofruar nga vendet mike.

“Kundër shqetësimit për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA dhe BE, si dhe për pasojat e mundshme të ngjarjeve në Ukrainë, duhet të jemi të qartë se asnjë vendim, në kundërshtim me vullnetin e popullit ukrainas, nuk do t’i vendosë themelet për paqen. Veprime të tilla do të shërbenin vetëm për legjitimimin e dhunës dhe akteve brutale të kryera në vitet e mëparshme. Aneksimi i Krimesë një dekadë më parë duhet të shërbejë si një kujtesë e ashpër për të gjithë ne: lehtësimi nuk arriti ta ndalojë konfliktin – në vend të kësaj, ai ka inkurajuar Rusinë të përsërisë modelet e saj agresive të veprimit në Ukrainën lindore”, përfundoi Pendarovski në fjalimin e tij në seancën plenare në Samitin Ukrainë – Evropë Juglindore në Tiranë. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky