Shkup, 25 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski sot do të marrë pjesë në Samitin virtual të jashtëzakonshëm të NATO-s, në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive.
Në Samit do të bisedohet për situatën e sigurisë në dhe rreth Ukrainës. Pritet që liderët e vendeve-anëtare të NATO-s edhe një herë ta dënojnë ashpër sulmin rus në Ukrainë dhe prishjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, dhe të aprovohen vendime konkrete për veprimin e mëtejshëm të Aleancës.
Takimin do ta kryesojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pas takimi do të mbajë konferencë për shtyp nga selia e Aleancës.