Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski: Pas vendimit tim të djeshëm, Ligjin për kazinotë dhe bastoret nuk mund të kalojë në Kuvend me flamur europian

Shkup, 14 shkurt – Presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski thotë se pasi refuzoi nënshkrimin e dekretit mbi Ligjin për kazinotë dhe bastoret, i njëjti duhet të kalojë në Kuvend në procedurë të rregullt, shkruan TV21. Pendarovski thotë se nëse kalon në procedurë të rregullt, është i obliguar me Kushtetutë që ta nënshkruajë të njëjtin.

#Pendarovski: Pas vendimit tim të djeshëm, #Ligji për #kazinotë dhe #bastoret nuk mund të kalojë në Kuvend me #flamur #europian

#Pendarovski: Pas vendimit tim të djeshëm, #Ligji për #kazinotë dhe #bastoret nuk mund të kalojë në Kuvend me #flamur #europian

Posted by TV21 Videos on Wednesday, February 14, 2024

“Pas vendimit tim të djeshëm, nuk mund të hyjë me flamur europian, duhet të shkojë në procedurë të rregullt, ndërsa çfarë do të ndodhë, ashtu siç thotë Kushtetuta, nëse sot e miratojnë me 61 vota, sot do ta nënshkruaj”, theksoi Pendarovski.I

I pari i shtetit tha se nuk e konteston të njëjtin ligj, mirëpo vlerëson se mënyra e sjelljes së ligjit është joadekuate, pasi kur të përdoret flamuri europian, duhet të ketë direktivë precize që kur është sjellë, dhe në këtë rast e njëjta mungon. Pendarovski thotë se për këtë çështje e ka vizituar euroambasadori Dejvid Gir.

“Para disa ditëve erdhi te unë euroambasadori Gir dhe thotë kjo është edhe një keqpërdorim në seri e flamurit europian. Do të thotë askush nuk e konteston nëse ligji është i mirë apo i keq, thotë nuk duhet të keqpërdoret flamuri europian. Nëse duam të shkojmë në BE, duhet që para se të bëhemi anëtar, të sillemi si europianë të vërtetë, thotë kjo është në mënyrë ballkanike”, tha Pendarovski.

Ndryshe, këtë ligj Kuvendi e solli në seancë më 7 shkurt 2024.

🇪🇺🇲🇰Refuzoi nënshkrimin e dekretit për #Ligjin për #Lojërat e #Fatiti, Pendarovski tregon se çfarë i tha euroambasadori Gir

🇪🇺🇲🇰Refuzoi nënshkrimin e dekretit për #Ligjin për #Lojërat e #Fatiti, Pendarovski tregon se çfarë i tha euroambasadori Gir

Posted by TV21 Videos on Wednesday, February 14, 2024

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky