Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski për vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate për Evropë të NATO-s

Shkup, 7 dhjetor – Presidenti Stevo Pendarovski sot në Mons të Belgjikës, e vizitoi Komandën Supreme të Forcave Aleate për Evropë të NATO-s, ku pati takim me komandantin suprem, gjeneralin Kristofer Kavoli.

Në takim, presidenti Pendarovski u njoh me aktivitetet aktuale të komandës dhe përforcimin dhe përshtatjen e forcave pas fillimit të invadimit ushtarak rus në Ukrainë, në drejtim të mbrojtjes së aleatëve të NATO-s dhe uljen e rrezikut nga zgjerimi i konfliktit, kumtoi kabineti i tij.

Pendarovski e riafirmoi gatishmërinë e shtetit për të dhënë një kontribut aktiv në përpjekjet e Aleancës që synojnë përmbushjen e qëllimeve strategjike, në ruajtjen e sigurisë rajonale dhe përforcimin e unitetit të NATO-s. Theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kapaciteteve të saj, do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake, humanitare dhe diplomatike për Ukrainën, me qëllim përfundimtar ndërprerjen e agresionit ushtarak, mbrojtjen e vlerave demokratike dhe vendosjen e paqes.

Gjenerali Kavoli shprehu falënderim për mbështetjen e përgjithshme që Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e NATO-s, e jep në përpjekjet e Aleancës për ruajtjen e sigurisë së hapësirës euroatlantike.

Në kuadër të vizitës, presidenti Pendarovski pati një takim me pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të vendosur në Komandën Supreme të Forcave Aleate për Evropë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky