Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski, Petrovska dhe Osmani në Samitin e NATO-s në Madrid

Shkup, 29 qershor – Delegacioni shtetëror i udhëhequr nga presidenti Stevo Pendarovski, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Madrid. Në përbërje të delegacionin shtetëror janë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.

Presidenti Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgjievska, dje mori pjesë në darkën solemne, të cilën për nder të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, pjesëmarrës në Samitin, e kanë organizuar mbreti spanjoll Felipe i Gjashtë dhe bashkëshortja e tij, mbretëresha Leticia.

Shefi i shtetit dhe komandanti suprem i Forcave të armatosura sot dhe nesër do të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Veriatlantik, që mbahen në nivel të shefave të shteteve ose qeverive.

Presidenti Pendarovski, sot, në shoqërim të bashkëshortes, do të marrë pjesë në darkën joformale transatlantike në nivel të shefave të shteteve ose qeverive, të cilën e organizon kryeministri spanjoll Pedro Sançez, informojnë nga Kabineti i shefit të shtetit.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, është paraparë që presidenti Pendarovski të realizojë më shumë takime bilaterale.

“Në Samitin e NATO-s në Madrid do të adresohen sfidat urgjente të sigurisë për të sotmen dhe të ardhmen. Mbledhjet e liderëve të Këshillit Veriatlantik është paraparë të përqëndrohen në miratimin e Konceptit të ri strategjik, avancimin e kapaciteteve mbrojtëse, ndarjen e barës dhe furnizimin me resurse, përkrahjen për Ukrainën dhe partneritet tjera”, kumtojnë nga Kabineti i presidentit të Republikës.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, megjithatë, së bashku me ministrat e Mbrojtjes të Portugalisë dhe Bullgarisë, Helena Kareiras dhe Dragomir Zakov dhe kryesuesin e Komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer, do të marrin pjesë në një panel diskutim të organizuar nga Departamenti i NATO-s diplomacia publike – Forumi Publik i NATO-s, me temë “Kontributi i NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në fqinjësinë e saj”.

Ministrja Petrovska sot do të marrë pjesë në një darkë pune të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku do të marrë pjesë edhe ministri i mbrojtjes së Bosnjë e Hercegovinës, Sifet Poxhiq, ku do të diskutohet për ndikimin e kërcënimeve hibride në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në Samitin e ardhshëm të NATO-s, temë kryesore do të jetë miratimi i Konceptit të ri strategjik të NATO-s, i cili do të jetë udhërrëfyes gjatë rreth dhjetë viteve të ardhshme, duke u bazuar në realitetin e ri të sigurisë, e me qëllim të adaptimit të ndryshimeve në botë për ruajtjen e sigurisë së mbi një miliardë qytetarë të saj. Në Samitin do të diskutohet edhe për përforcimin e kapaciteteve së mbrojtjes, për aplikacionet e Suedisë dhe Finlandës, për përkrahjen e ardhshme për Ukrainën, për çështje të sigurisë në kohë të sotme dhe për çështje tjera të rëndësishme, me të cilat ballafaqohet Aleanca”, kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky