Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski shpalli një kandidaturë qytetare për mandatin e dytë presidencial, pret edhe LSDM-ja ta formalizojë mbështetjen e saj

Shkup, 1 mars – Presidenti Stevo Pendarovski sot në një konferencë për shtyp e shpalli kandidaturën e tij qytetare për mandatin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Ai theksoi se ditëve të kaluara ka marrë mbështetje publike për nominim për mandatin e dytë nga qytetarët, disa prej tyre fytyra publike, profesorë universitarë, punonjës të kulturës, njerëz që, thotë ai, e njohin por edhe një numër jo i vogël i atyre që nuk e njohin personalisht, duke falënderuar për këtë mbështetje dhe besimin e dhënë.

“Më 3 mars, të dielën pres që LSDM-ja ta zyrtarizojë mbështetjen për kandidaturën time dhe menjëherë pas kësaj, nga e hëna, këtë do ta bëjnë edhe 10 partitë e tjera politike nga ai koalicion. Të dielën do të marr pjesë në Kongresin e LSDM-së për t’i falënderuar për mbështetjen e tyre dhe nga e hëna do të kem takime me dhjetë partitë që kanë deklaruar mbështetjen për kandidaturën time, nga të cilët do të dëshiroj të dëgjoj propozime që mund t’i inkorporoj në programin tim zgjedhor. Siç e kam paralajmëruar, është kandidaturë e qytetarëve, andaj i ftoj të gjithë qytetarët që nga 3 marsi ta mbështesin kandidaturën time duke dhënë nënshkrime në njësitë rajonale të KSHZ-së”, tha Pendarovski.

Arsyeja e parë dhe kryesore pse kandidon, thotë ai, është se ka një mandat pas vetes pa asnjë gabim strategjik.

“Pa asnjë aferë korruptive, asnjë rast të nepotizmit dhe konflikt interesash lidhur me mua, familjen time, të afërmit… Unë kam qenë koordinator kombëtar dhe kam udhëhequr negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në mandatin tim të parë jemi anëtarësuar në Aleancë. Pres që në mandatin tim të dytë të bëhemi anëtare e BE-së”, thotë Pendarovski.

Presidenti aktual Stevo Pendarovski mori mbështetje për një mandat të dytë nga kryesia e lartë e LSDM-së në pushtet.

Kryetari i LSDM-së dhe ish kryeministër Dimitar Kovaçevski tha në fillim të kësaj jave se presidenti Pendarovski pritet të promovohet zyrtarisht si kandidat presidencial i LSDM-së në Kongresin e partisë të caktuar për të dielën, por vetëm pasi vendimi të kalojë nëpër organet e partisë. Bordet Ekzekutive dhe Qendrore.

Bordi ekzekutiv i partisë në mbledhjen e së mërkurës në Shtip njoftoi se do ta propozojë Stevo Pendarovskin për kandidat për president në Bordin Qendror.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill të vitit 2024, ndërsa rrethi i dytë më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky