Agjencia Zhurnal.mk.

Pentagoni ende e studion urdhrin e Putinit për vendosje të gjendje gatishmërie të forcave për përgjigje bërthamore

Uashington, 28 shkurt – Pentagoni ende e studion urdhrin e presidentit rus Vladimir Putin që t’i vendos në gjendje gatishmërie forcat për përgjigje bërthamore dhe se trupat bjellorus ende nuk janë kyçur në konfliktin në Ukrainë.

“Ne ende e përcjellim këtë me vëmendje, duke pasur parasysh paralajmërimin e djeshëm të presidentit Putin”, deklaroi një përfaqësues i lartë i mbrojtjes amerikane.

“Nuk besoj se kemi parë diçka konkrete si rezultat i orientimit që e ka dhënë ai”, deklaroi ai në brifingun, njoftuan media amerikane.

Dje, katër ditë pas fillimit të invazionit në Ukrainë, Putini njoftoi se shefave ushtarakë të tij u ka urdhëruar “t’i vendosin forcat për kthimin e armatës ruse në regjim të veçantë të shërbimit luftarak”.

Por, autoritetet perëndimore thonë se nuk ka ndryshim të dukshëm në qëndrimin e arsenalit të fuqishëm bërthamor të Rusisë.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky